Agron Shehaj: Na duhet ndryshim i vërtetë e politikanë që nuk mendojnë për vete

Nga Exit News
Agron Shehaj: Na duhet ndryshim i vërtetë e politikanë që nuk mendojnë për vete

Drejtuesi i fushatës së PD-së në Tiranë në njësitë 5 dhe 7 Agron Shehaj, bisedoi me votuesit të kryeqytetit dhe dëgjoi mendimin e tyre për politikën dhe zhgënjimin ndaj qeverisë aktuale.

Pronar të bizneseve të vogla shprehën pakënaqësinë për situatën ku ndodhen bizneset, nën presionin e vazhdueshëm të kontrolleve.

“Kjo situatë do të ndryshojë me 25 prill” – tha Shehaj.

Më tej ish-deputeti demokrat u shpreh se është në dorën e qytetarëve të sjellin ndryshimin dhe të mos e humbin shpresën tek politikanët e ndershëm.

Ka nevojë për politikanë të ndershëm që nuk mendojnë vetëm për vete, po mendojnë për njerëzit të jenë të aftë të krijojnë vende të reja pune, të zhvillojnë ekonominë, që kanë treguar se dinë ta bëjnë, nuk na duhen diletantë që se kanë haberin si krijohen vendet e reja të punës, që nuk e dinë çdo të thotë të investosh, sa e vështirë është të investosh”, u shpreh Agron Shehaj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>