Agron Shehaj nis fushatë për mbledhje fondesh për të blerë respiratorë

Nga Exit News
Agron Shehaj nis fushatë për mbledhje fondesh për të blerë respiratorë

Ish-deputeti demokrat dhe sipërmarrësi Agron Shehaj ka nisur një fushatë për mbledhje fondesh për të blerë respiratorë.

Zoti Shehaj do t’i dhurojë personalisht 2 respiratorë spitalit Shefqet Ndroqi, për të ndihmuar mjekët në luftën kundër Covid-19. Ai e njoftoi nismën e tij në emsionin Opinion, më 1 prill.

Prej asaj ditë, Shehaj shprehet se ka marrë shumë mesazhe nga qindra persona që janë të gatshëm të dhurojnë para për të blerë më shumë respiratorë, të cilët mund të shpëtojnë jetën e të prekurve me koronavirus dhe në Shqipëri janë në mungesë:

“Për këtë arsye kam nisur një fushatë në gofundme dhe ftoj të gjithë ata që kanë dëshirë të japin një kontribut financiar duke dhuruar.”

Me emrin “Covid-19: Respiratorë për të sëmurët në Shqipëri”, ju mund ta gjeni faqen në gofundme.com për të dhuruar ose shpërndarë, këtu.

“Kërkesa e lartë dhe mungesa e respiratoreve ka bere që ato të jenë shumë të vështira për t’u gjetur në tregun ndërkombëtar. Prandaj, në bazë të afatit të dorëzimit, çmimi mund të shkoj aktualisht nga rreth 15.000 euro deri në mbi 50.000 euro”, shkruan Zoti Shehaj në Facebook.

Duke siguruar transparencë maksimale mbi manaxhimin e fondeve dhe çmimin e pajisjeve të disponueshme, Agron Shehaj shpreh besimin dhe shpresën se së bashku mund ta kalojmë më lehtë këtë situatë të vëshitirë.

Aktualisht në Spitalin Shefqet Ndroqi ka 9 respiratorë, 5 prej të cilëve u blenë më 3 prill nga qeveria për shkak të situatës emergjente.

2 respiratorë të tjerë do t’i dhurohen spitalit nga Agron Shehaj në ditët në vijim.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>