Agron Shehaj: PD duhet të jetë e hapur

Nga Exit News
Agron Shehaj: PD duhet të jetë e hapur

Agron Shehaj, kandidati për kreun e ri të PD-së, deklaroi në një konferencë për shtyp se Partia Demokratike duhet të reformohej dhe se nësë zgjidhej, ai do të jetë zbatonte parimin e listave të hapura, ku kandidatët do të zgjidhen nga anëtarësia.

PD duhet të bëhet partia e konkurrencës, parimi i zgjedhjes së kandiadatëve nga anëtarësia me parimin një anëtar një votë, të fuqizojmë anëtarët dhe të sjellim njerëz të zotë që duan të japin kontributine tyre në politikë dhe në PD,” u shpreh Shehaj.

Po ashtu ai shtoi se do të propozonte që në rast të humbjes së zgjedhjeve, kryetari dueht të jepte dorëheqjen e parevokueshme.

Shehaj i konsideroi kryeminsitrin Rama si “politikan i korruptuar dhe antidemokratik” dhe për ta mundur PD ka nevojë për një udhëheqës që të jetë “i pakorruptuar, i pakorruptueshëm, me kurajo dhe gjithëpërje”.

Ai shtoi se problemi kryesor i PD-së ishte mungesa e meritokracise, të cilën do ta zgjidh duke promovuar më të mirët.

 

 

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>