Agron Shehaj: Ramës i intereson të mos ndryshojë udhëheqja e PD-së

Agron Shehaj: Ramës i intereson të mos ndryshojë udhëheqja e PD-së

Deputeti Agron Shehaj, në takimin me strukturat e PD-së në Shkodër, deklaroi se kryeministrit Rama nuk i intereson që të ndryshojë udhëheqja e PD-së.

Rama është i i nteresuar që të mos ndryshojë lidership i PD-së sepse mund të fitojë si të dojë dhe kur të dojë. Për të mundur Ramën na duhen njerëz të ndershëm dhe të fortë,” u shpreh Shehaj.

Ai pranoi se më herët se ka patur blerje të votave, por kjo nuk e ndryshonte rezultatin.

Ka patur blerje të votave në zgjedhje e kjo duhet të hetohet nga organet e drejtësisë, por e vërteta është se PD s’mund ta ndryshojë më rezultatin e zgjedhjeve,” pohoi Shehaj.

Sipas tij, Basha nuk arriti të fitonte besimin e shqiptarëve dhe duhet të bënte më shumë për të fituar zgjedhjet.

Një arsye kryesore pse humbëm zgjedhjet është se Shqiptarët nuk na besuan. Nuk besuan se ne mund të qeverisim më mirë se Rama,” tha Shehaj.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>