Agron Shehaj: Të rrisim investimet në teknologji që të zhvillojmë ekonominë

Nga Exit News
Agron Shehaj: Të rrisim investimet në teknologji që të zhvillojmë ekonominë

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike Agron Shehaj deklaroi të premten se për të zhvilluar ekonominë, duhet të rriten investimet në teknologji.

“Turizmi dhe teknologjia janë dy sektorët më të rëndësishëm të zhvillimit të ekonomisë. Janë dy sektorë që do të krijonin vende pune për rininë që të mos largohej nga vendi me çdo kusht”, tha Shehaj  gjatë një takimi me sipërmarrës në fushën e IT-së në kryeqytet.

Në bisedë me sipërmarrësit ai vuri në dukje faktin që nuk ka investime të mjaftueshme dhe mbështetje të sektorit të teknologjisë.

“Shqipëria ka dy fushat ku duhet të investojë, një është turizmi dhe e dyta është teknologjia. Këto janë dy fusha nëse duan t’ia dalin, nëse duan t’i zgjidhin problemet e Shqipërisë”, u shpreh Shehaj.

Ai tha se të rinjtë largohen se janë të detyruar. Kandiati per deputet tha se “shqiptarët nëse do të kishin mundësi të zgjedhin do të rrinim në Shqipëri kemi një klimë të jashtëzakonshme, por dhe dashuria për vendin nuk mjafton për t’i mbajtur të rinjtë këtu”.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>