Ahmetaj: 1 mijë familje hyjnë në shtëpi të reja me 31 dhjetor, në maj 2021 nuk do ketë asnjë familje në çadër

Nga Exit News
Ahmetaj: 1 mijë familje hyjnë në shtëpi të reja me 31 dhjetor, në maj 2021 nuk do ketë asnjë familje në çadër

Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj njoftoi se deri me 31 dhjetor 1 mijë familje, të prekura nga tërmeti, do të futen në shtëpi të reja.

Në një intervistë për Neës 24, Ahmetaj deklaroi se aktualisht janë dhe 1156 familje në çadra.

Ai tha se këto familje do të hyjnë në maj të 2021.

Ka dy lajme të mira për qytetarët që presin të hyjnë në shtëpi, apo kanë hyrë. Janë 1 mijë afmilje që deri në 31 dhjetor që hyjnë në banesa individuale, isha në Pezë, kam qenë Shijak, shkoj në Kavajë, Thumanë, përfundojnë para 31 dhjetorit, do e gëzojnë në shtëpitë e tyre të reja falas.

Lajm i dytë, që deri në maj deri në fund të majit asnjë familje s’do, 1 mijë e 156 familje ende në çadra.”

Ahmetaj pohoi se qeveria ka akorduar 2.6 miliardë lekë ose 26 milion dollarë bonus qiraje drejt familjeve.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme