Ahmetaj: Brenda 25 ditësh gati zonat ku do ndërtohen ‘qytezat urbane’ për familjet e dëmtuara

Nga Redaksia
Ahmetaj: Brenda 25 ditësh gati zonat ku do ndërtohen ‘qytezat urbane’ për familjet e dëmtuara

Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj njofoti sot se brenda 20-25 ditësh të gjitha bashkitë e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit do të përcaktojnë zonat ku do të ndërtohen ‘qytezat urbane’ dhe banesat individuale për familjet e dëmtura.

Në një konferencë për shtyp, ministri Ahmetaj tha se kryeministri Rama, më 2 janar, i ka kërkuar bashkive të fillojnë punën për përcaktimin e zonave të cilat janë kërkuar të jenë në toka shtetërore:

“Më datë 2 janar, kryeministri ka kërkuar që të gjithë kryetarët përkatës të bashkive të vazhdojnë procesin e përcaktimit të tokave ku do të ndërtohen qytezat urbane, që janë pjesë e ligjit të posaçëm për rindërtimin.

Kemi kërkuar që të jenë toka shtetërore. 

Brenda një kohe shumë të shkurtër do të bëjnë planet e detyruara vendore, masterplanet. Pa këto nuk mund të kalojmë fazën e rindërtimit.”

Zoti Ahmetaj njoftoi se nesër do të zhvillohet një takim me kryetarët e bashkive për të bërë të gjithë listën ligjore të familjeve që kanë humbur shtëpitë dhe për të hartuar mënyrën e aplikimit për familjet e prekura:

“Duhet të ngremë një formë aplikimi për qytetarët e dëmtuar. Aplikimi do të jetë i thjeshtë dhe bashkitë duhet të hartojnë politikat për të bërë të mundur financimin e projekteve.”

Ministri tha se qeveria po punon dhe për caktimin e rregullave për dhënien e lejeve për ndërtimin dhe rikonstruktimin e banesave të dëmtura.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>