Ahmetaj fryn dy herë shifrat e ndihmës Covid për qytetarët

Nga Exit News
Ahmetaj fryn dy herë shifrat e ndihmës Covid për qytetarët

251 milionë euro ndihmë direkte kanë marrë qytetarët shqiptarë ndihmë për koronavirusin, ka shkruar Ministri i Koronavirusi Arben Ahmetaj në një artikull propagandistik mbi përballimin e krizës ekonomike nga qeveria:

“Përmes tre paketave të njëpasnjëshme […]Në total këto masa shpërndanë 251 milionë euro si transferta direkte për qytetarët”.

Por, në shifrat e Ministrit, të paktën sipas të dhënave në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave janë të pasakta.

Në të vërtet:

Qeveria ka harxhuar direkt nga buxheti i shtetit rreth €110 milionë euro për qytetarët përmes 2 paketave të ndihmës.

Paketa e parë

Rreth 65 mijë persona, sipërmarrës apo të punësuar të biznesve të vogla, të mbetur pa punë për shkak të mbylljes me urdhër nga qeveria, kanë marrë secili nga tre pagesa prej 24 mijë lekësh (rreth €200) në muajt muajt mars, prill dhe maj. Totali i paguar nga qeveria për ta është rreth €39 milionë.

Paketa e dytë

166 mijë qytetarë të tjerë të pushuar nga puna apo të mbetur pa punë, kryesisht ish punonjës të bizneseve të mëdha, kanë përfituar një pagesë të vetme prej 40 mijë lekësh (afërsisht €320) si ndihmë për gjithë periudhën e mbylljes (mars – prill – maj – qershor). Në total, për këtë kategori janë paguar rreth €53 milionë nga qeveria.

Ndërkohë ajo ka shpenzuar rreth €15 milionë të tjera për pagesat shtesë të papunësisë dhe ndihmës ekonomike, si dhe ndihmë për familjet në nevojë.

Në total, qeveria ka harxhuar direkt nga buxheti i shtetit rreth €110 milionë euro për të gjitha shpenzimet e lidhura me përballimin e krizës së koronavirusit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>