Ahmetaj në Fushë-Krujë: Po zgjedhim 50 familje që do përfitojnë shtëpi brenda vitit

Nga Exit News
Ahmetaj në Fushë-Krujë: Po zgjedhim 50 familje që do përfitojnë shtëpi brenda vitit

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj premtoi, të premten, se deri në dhjetori do të kenë përfunduar punimet për 50 banesa në Fushë-Krujë.

Ahmetaj, gjatë një vizite në kantierët e ndërtimit, tha se i gjithë procesi i rindërtimit në Fushë-Krujë do të përfundojë brenda afateve:

“Jemi në Fushë-Krujë, në kompleksin e rindërtimit, ku ka një kombinim me 128 banesa individuale, siç e shikoni nga inspektimi juaj i fundit puna ka ecur me ritme shumë të shpejta. Kemi dhe 100 banesat kolektive.
Jemi shumë afër mbarimit pra këtu është çështje deri në fund të këtij viti, 50 banesa të dorëzuara me çelësa në dorë, dhe brenda afateve të kontratët do dorëzohet e gjithë zona.”

Ahmetaj theksoi se kryebashkiaku ka nisur punën për të përzgjedhur 50 familjet më në nevojë për tu futur në banesat e reja brenda vitit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>