Ahmetaj: Rindërtimi mbyllet në maj 2022

Nga Exit News
Ahmetaj: Rindërtimi mbyllet në maj 2022

Ministri i Rindërtimin, Arben Ahmetaj deklaroi, të premten, se procesi i rindërtimit do të përfundojë në maj 2022.

Në një intervistë për Report Tv, Ahmataj u shpreh:

“Për të qenë më realistë, unë mendoj që deri në maj të vitit 2022 ne do t’i kemi zhdukur të gjitha pasojat e tërmetit, të gjitha.

Për kuriozitet shkoni në Thumanë, në Fushë Krujë. Do të shikoni jo rindërtim, por rikrijim. Shkoni te “5 Maji” të shijoni se çfarë po ndodh dhe se çfarë do të ndodhë. Rikrijim.”

Ahmetaj sqaroi se nga 11 mijë familje pa shtëpi aktualisht vetëm 865 jetojnë në çadra.

Ahmetaj tha:

“Duke përparuar programi dhe duke u futur në shtëpi, duke dhënë grante dhe duke u riparuar shtëpitë, banesat individuale kanë ecur në shumë njësi administrative apo në bashki dhe sigurisht që kjo redukton numrin e familjeve që rrinë në çadra

Tani janë 865 dhe në të njëjtën kohë redukton edhe shumën e bonusit të qirasë sepse familjet rikthehen në shtëpitë e tyre të rindërtuara apo në pallatet e tyre të rindërtuara, qoftë apartamentet qoftë ambientet e përbashkëta.”

 

 

 

1 koment

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme