Ali Ahmeti, kreu i BDI-së, do të takohet mesditës e së martës me Zoran Zeavin, kreun e LSDM-së, partisë fituese të zgjedhjeve në Maqedoninë veriuore për të përfunduar bisedimet për koalicionin qeveritar.
Mediat maqedonase shkruajnë se dy partitë janë afër përfundim të koalcionit pasi bisedimet kanë disa kohë që kanë nisur në nivel të sekretarëve të përgjithshëm.
Nuk dihet ende se cilat poste do të marrë partia shqiptare. Ali Ahmeti ka deklaruar disa herë se ai kërkon postin e kryeministrit, si kusht për koalicion me partitë maqedonase, por duket se tani është tërhequr nga ky pretendim.
Mediat maqedonase shkruajnë se BDI do të marrë Ministrinë e Brendshme, ndër të tjera, ndërsa kryeministër do të jetë Zoran Zaev.
BDI fitoi 15 deputetë në zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut, gjë që e bën faktor në krijimin e koalicioneve për krijimin e mazhorancës qeverisëse.
Ndërsa LSDM-ja ka 46 deputetë. Të dyja bashkë ato kanë 61 mandate nga 120 në total, aq sa nevojitet për të formuar qeverinë e re.