Aida Hajna, drejtuesja e re e BKH-së

Nga Exit News
Aida Hajna, drejtuesja e re e BKH-së

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zgjodhi unanimisht Aida Hajnën, si drejtuese të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme, Hajna mori votat e të gjithë anëtarëve të KLP-së ëpr tu zgjedhur në krye të BKH.  Ajo do të drejtojë atë për një mandat 5 vjeçar.

Hajna ishte kandidatja e vetme e propozuar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për kreun e BKH-së.

BKH është strukturë e specializuar e Policisë Gjyqësore, që heton veprat penale të zyrtarëve të lartë dhe rastet e krimit të organizuar, pranë SPAK-ut.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>