Airbnb ofron strehim falas për 20 000 refugjatë afganë

Nga Exit News
Airbnb ofron strehim falas për 20 000 refugjatë afganë

Platforma e akomodimit online Airbnb ka thënë se do të strehojë 20 000 refugjatë afganë pa pagesë për t’i ndihmuar ata të zhvendosen në të gjithë botën.

Shefi i kompanisë, Brian Chesky tha se masa ishte në përgjigje të “një prej krizave më të mëdha humanitare të kohës sonë”, raporton BBC.

“Ndërsa dhjetëra mijëra refugjatë afganë do zhvendosen në të gjithë botën, vendi ku ata do të strehohen do të jetë kapitulli i parë në jetën e tyre të re. Për këta 20 000 refugjatë, shpresa ime është që komuniteti Airbnb t’u sigurojë atyre jo vetëm një vend të sigurt për të pushuar, por edhe një mirëseardhje të ngrohtë në shtëpi. ” shtoi ai.

Kompania tha se po punonte me organizatat joqeveritare “në terren” për të ndihmuar ata me nevojat më urgjente.

Kompania tha se kostoja e qëndrimeve do të financohej përmes kontributeve nga Airbnb dhe donatorëve në Fondin e Refugjatëve Airbnb.org.

Airbnb tha se së shpejti do të publikojë më shumë detaje se si njerëzit mund të ndihmojnë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>