Akademia e Shkencave në Kosovë: Minishengeni rrezikon marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri

Nga Redaksia
Akademia e Shkencave në Kosovë: Minishengeni rrezikon marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri

Akademia e Shkencave dhe Arteve (ASHAK) në Kosovë deklaroi se minishengeni, rrezikon marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri.

Në një deklaratë të bërë publike sot për mediat ASHAK pohoi  se “mini-Shengeni ballkanik nuk është i mundur në një asimetri të këtillë politike në Ballkan, me dominim të theksuar të Serbisë, duke qenë se ajo nuk njeh Kosovën dhe çdo ditë minon dhe shantazhon progresin e saj, synon ndarjen dhe copëtimin e saj, mohon krimet dhe nuk respekton marrëveshjet e arritura[…] duke prodhuar të vetmin efekt të dukshëm dhe të prekshëm: çrregullimin serioz të marrëdhënieve Kosovë-Shqipëri.”

Ajo shtoi se nisma për minishengenin synon cenimin e perspektivës europiane të Ballkanit.

“Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK) është e shtrënguar të reagojë, duke konsideruar se nisma e propozuar nga Serbia ka prapavijë të qartë subversive dhe synon rrënimit e perspektivës evropiane të rajonit të Ballkanit, duke krijuar alternativa minuese dhe defaktorizim të potencialit politik shqiptar në këtë proces.”

Liderët e Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj, refuzuan të merrnin pjesë në samitit e Tiranës, më 21 dhjetor, ku kryeministri Rama, presidenti serb Vuçiç, kryeministrin maqedonas Zaev dhe presidenti malazez Gjukanoviç diskutuan për krijimin e mini-Shengenit Ballkanik. Arsyeja kryesore e refuzimit ishte mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Pas samitit, Kryeministri Rama dhe kryeministri Haradinaj replikuan ashpër për qëndrimin e prerë të Kosovës për të mos u ulur në bisedime me një shtet që nuk e njeh pavarësinë e saj dhe për mbështetjen e madhe që Rama po i jep presidentit serb Vuçiç.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>