AKEP bllokon qasjen në platformën e njohur Medium

Nga Alice Elizabeth Taylor
AKEP bllokon qasjen në platformën e njohur Medium

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka urdhëruar kompanitë e internetit të bllokojnë qasjen në platformën e njohur në gjithë botën medium.com.

Medium.com është një platform online gazetarie, enjohur për si shembulli i gazetarisë sociale pasi aty postojnë artikuj si gazetarë profesionitë, ashtu dhe amatorë. Po ashtu platfomra njihet për blogjet e ndryshme të profesionstëve të fushave të ndryshme.

Urdhëri për bllokim erdhi pas një kërkese nga Ermal Mamaqi, për bllokimin e një linku të shpërndarë në blogun medium.com dhe 24 faqe të tjera.

Sipas letrës, faqet në listë janë identifikuar si transmetues të paligjshëm, në mnëyrë pirate të dy filmave të Mamaqit.

Shkresa e AMA nr dt watermark
Shkresa e AMA-s

Nuk është e qartë se përse është bllokuar e  gjithë faqja e Mediumit, në vend që të bllokoheshin vetëm lidhjet përkatëse.

AMA dhe AKEP janë institucionet shtetërore që do të përfshihen në zbatimin dhe mbikëqyrjen e paketës ligjore të shumë diskutuar “anti-shpifje”. Kjo paketë i japë qeverisë fuqinë për të bllokuar, gjobitur dhe kufizuar qasjen në faqet e internetit që ai mendon se botojnë “lajme të rreme” ose shkelin kërkesat e parashikuara në ligj.

Exit News ka raportuar kohët e fundit se si asnjë nga kandidatët për kreun e AMA-s nuk i plotëson kërkesat ligjore për tu emëruar në atë post.

Për më tepër, të gjithë kandidatët janë të lidhur me Partinë Socialiste dhe kanë punuar drejtpërdrejt për kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, Ministrinë e Mbrojtjes Olta Xhacka, ose kanë hartuar propagandë për Partinë Socialiste, duke vënë në dyshim pavarësinë e AMA-s.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>