AKIP braktis dëgjesën publike për inceneratorin e Tiranës: Nuk na lejuan të flisnim

AKIP braktis dëgjesën publike për inceneratorin e Tiranës: Nuk na lejuan të flisnim

Përfaqësues të Aleancës kundër Importit të Plehrave (AKIP) kanë braktisur sot dëgjesën publike për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, pasi nuk janë lejuar të flasin.

Sipas AKIP, dëgjesa e organizuar nga kompania Integrated Energy BV. SPV, Ministria e Mjedisit dhe Bashkia Tiranë, ishte fasadë për të treguar se po respektohet ligji për informimin publik, por në të vërtetë qytetarët dhe grupet e interesit nuk pasur të drejtën e fjalës.

Sipas njoftimit të kompanisë, gjatë kësaj dëgjesë do të bëhej prezantimi i projektit dhe i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis.

Këto dokumente nuk janë vënë në dispozicion të qytetarëve përpara se të zhvillohej dëgjesë, siç e parashikon ligji.

Organizimi i një dëgjese kërkon të paktën: a) bërjen publike, në mënyrë lehtësisht të artishme nga publiku, të dokumentave për të cilët do bëhet dëgjesa publike, dhe dhënien kohë të mjaftueshme për studimin e këtyre dokumenteve dhe reflektimin mbi to; b) njoftimin, të paktën, disa ditë në mos disa javë përpara datës së caktuar për dëgjesën, dhe në atë mënyrë e mjete që sigurojnë mbulimin sa më të madh të mundshëm të publikut të synuar; dhe së fundmi, zhvillimin e takimit në atë mënyrë që pjesëmarrësit të kenë të gjitha mundësitë të shprehen lirshëm dhe haptazi dhe kritikat apo kërkesat e tyre të mbahen shënim për t’u konsideruar e vlerësuar më vonë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>