
Agjensia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, AKSH, ka mohuar nxjerrjen e të dhënavw personale të qytetarëve.
Në një reagim për median, platforma E-Albania ka deklaruar se AKSHI:
“Në asnjë rrethanë të dhënat e disponuara nga AKSH nuk janë përdorur dhe nuk mund të përdoren nga partitë politike ose nga vetë qeveria për qëllime elektorale”.
AKSH sqaroi se “e-Albania nuk ruan, administron, apo përpunon të dhënat e qytetarëve”.
PD akuzoi AKSH-in për përpunim dhe përdorim të të dhënave personale të qytetarëve për arsye elektorale.