Policia arrestoi shtetasin E. L., 37 vjeç të dielën, i cili ishte shpallur në kërkim.
Të shtunën shtetasi E.L u përfshi në një aksident me 2 mjete të tjera. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 3 persona, Shoferët T. M., 59 vjeç dhe B. K., 58 vjeç, si dhe R. K., 44 vjeçe pasagjere.
Gjithashtu është dëmtuar dhe një shtetase e mitur 10 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, njoftoi Policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.