Aksident me 3 viktima, Policia arreston një person të shpallur në kërkim

Nga Exit News
Aksident me 3 viktima, Policia arreston një person të shpallur në kërkim

Policia arrestoi shtetasin  E. L., 37 vjeç të dielën, i cili ishte shpallur në kërkim.

Të shtunën shtetasi E.L  u përfshi në një aksident me 2 mjete të tjera. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën  3 persona,  Shoferët  T. M., 59 vjeç dhe B. K., 58 vjeç, si dhe R. K., 44 vjeçe pasagjere.

Gjithashtu është dëmtuar dhe një shtetase e mitur 10 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, njoftoi Policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>