Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së martës në aksin rrugor Laç-Patok.
Një i ri 22 vjeç ka humbur jetën si pasojë e këtij aksidenti.
Ai ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e plagëve të marra ai nuk arriti të mbijetonte.
Ndërkohë policia ende po heton mbi ngjarjen.