![aksident naten Aksident në Korçë, humb jetën një 55-vjeçar](https://exit.al/wp-content/uploads/2021/01/aksident-naten.jpg)
Një 55-vjeçar, banues në Bulgarec të Korçës, ka ndërruar jetë pasditen e sotme pasi u përplas nga një automjet.
Aksidenti ka ndodhur në aksin Korçë-Maliq, rreth orës 19:10, sipas policisë.
Pas aksidentit, 55-vjeçari u dërgua në Spitalin e Korçës, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.