Aksident në Rrugën e Kombit, humbin jetën 4 persona nga një familje

Nga Exit News
Aksident në Rrugën e Kombit, humbin jetën 4 persona nga një familje

Një aksident ka ka ndodhur në Rrugën e Kombit në aksin Rrëshen-Rubik dhe 4 persona kanë humbur jetën.

Një makinë tip ‘Citroen’ dhe një kamion janë përplasur pranë një karburanti përgjatë këtij aksi.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Citroen” , bashkëshortja e tij dhe 2 fëmijët dhe është plagosur fëmija i mitur, i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë, njofton policia.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>