Tre persona janë plagosur mëngjesin e së hënës, pasi një makinë u përplas me një ambulancë në Sarandë.
Mësohet se infermierja është në gjendje të rëndë dhe është dërguar në Tiranë me helicopter.
Të plagosur kanë mbetur dhe shoferi i ambulancës dhe ai i makinës.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit. Prokuroria e Sarandës po kryen hetimet për ngjarjen.