
Një 16-vjeçar u vra në një aksident me makinë në aksin rrugor Shkodër –Velipojë, në vendin e quajtur “Trush i Poshtëm”.
16-vjeçari u aksidentua ndërsa po drejtonte një motorrkorëse nga një rrugë dytësore në kryesore dhe u përplas nga një furgon.
Drejtuesi I furgonit u shoqërua për në Komisariat. Policia njoftoi se aksidenti ka ndodhur për shkak të mjegullës dhe mungesës së fusha pamjes.