
Policia e Shtetit po heton aksidentin e ndodhur sot, 25 qershor, në rrugën Fier-Vlorë ku u shua një familje e tërë, dhe u plagosën 3 persona.
“Aksidentet rrugore sot marrin katër herë më shumë jetë se ngjarjet kriminale në vend”, u shpreh për median, Zvëndës drejtori i Policisë. Ai njoftoi se Policia e Shtetit do të vijojë të përforcojë masat, për të ndaluar aksidentet rrugore.
Sot në vend kanë ndodhur dy aksidente rrugore, një në Fier Vlorë dhe një tjetër në Tiranë.