Aksidentohen 2 minatorë në galerinë e Albchrome

Nga Redaksia
Aksidentohen 2 minatorë në galerinë e Albchrome

Dy minatorë të minierës së Albchrome në Bulqizë u lënduan mbrëmjen e së hënës teksa po punonin në galeri.

Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës (SMBB) reagoi menjëherë duke deklaruar se në dy javët e fundit janë aksidentuar 3 minatorë.

Përmes një postimi në Facebook SMBB tha se të aksidentuarit ishin Altin Kola dhe Mentor Gjeta:

“Kjo ngjarje vjen jo më vonë se dy javë nga plagosja e rëndë e minatorit tjetër, Tush Asllanit. Për të gjitha aksidentet që ndodhin, faji bie mbi viktimat dhe të aksidentuarit. SMBB iu bën thirrje institucioneve shtetërore të bëjnë zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe marrjen e masave të nevojshme.”

Pak më vonë kompania Albchrome reagoi duke konfirmuar aksidentin, por duke theksuar se minatorët janë jashtë rrezikut për jetën dhe se gjithçka ishte prej një gabimi njerëzor. Përmes një njoftimi në Facebook kompania tha se minatorët ishin lënduar rreth orës 19:00:

“Aksidenti ndodhi si pasojë e gabimit njerëzor të punonjësit, më konkretisht ikjes se vagonit bosh në krye të dishenterisë. Sinjalisti gjatë manovrimit të vagonit në mënyrë të pavullnetshme ka lëvizur vagonin në krye të dishenterisë pa e lidhur atë në kavon e arganellës.”

Në postimin e Albchrome thuhet se sinjalisti Asqeri Çupi, ka pranuar gabimin duke marrë përgjegjësitë, ndërsa kompania thotë se do t’u japë “mbështetje maksimale të lënduarve”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>