
Një 71-vjeçare ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit pasi ambulanca në të cilën udhëtonte, doli nga rruga dhe u përmbys.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në orën 03:45, në autostradën Tiranë-Durrës.
E moshuara ishte paciente në ambulancë por rrugës për në spital shoferi humbi kontrollin dhe doli nga rruga.
Shoferi është nga Saranda dhe u shoqërua në komisariat deri në zbardhjen e shkakut të ngjarjes.