Aksidentohet një makinë që po transportonte ilegalisht shtetas sirianë

Nga Exit News
Aksidentohet një makinë që po transportonte ilegalisht shtetas sirianë

Katër sirianë kanë mbetur të plagosur gjatë tentativës së njëtrafikanti shqiptar për t’ju larguar urdhrit të policisë rrugore për të ndalur automjetin.

Shoferi, një qytetar nga Durrësi që po udhëtonte nga Bilishti drejt Tiranës, ka refuzuar të ndalojë makinën Audi, duke vënë policinë në ndjekje të tij.

Makina që po transportonte ilegalisht shtatë shtetas të huaj u përplas me një makinë tjetër në aksin rrugor Korçë – Pogradec.

Katër shtetasit sirianë të plagosur nga aksidenti janë trajtuar në spitalin e Pogradecit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>