Aktivistët thirrje për ndihmë, familje të dëmtuara nga tërmeti ende në çadra

Nga Redaksia
Aktivistët thirrje për ndihmë, familje të dëmtuara nga tërmeti ende në çadra

Situata e reshjeve që ka përfshirë vendin këtë fundjavë ka gjetur në çadra shumë prej familjeve së cilave iu dëmtuan shtëpitë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Vullnetarë dhe aktivistë të ndryshëm kanë bërë thirrje gjatë ditës së sotme që t’i ndihmojnë disa prej tyre.

Edlira Çepani bëri thirrje për ndihmë që një familje me 5 fëmijë në Mamurras të mos lihej në çadër mes shiut.

“Ky dimër nuk kalohet në çadra! U bëj thirrje të gjithë strukturave qeveritare të pajisin njerëzit urgjentisht me kontenierë (nuk kushtojnë asgjë për shtetin) si një hap provizor drejt banesave të reja.”

Në Mamurras, Mallkuç, Bubq dhe Mazhë të Vogël angazhimi i një grupi vullnetarësh të drejtuar nga Aulon Kalaja ndihmuan disa familje për nevoja të rastit si ushqime, dyshekë dhe batenije.

Ai tregoi disa raste familjesh në fshatrat e Durrësit dhe Fushë-Krujës, të cilat mbeteshin në vështirësi.

Tërmeti i 26 nëntorit shkatoi vdekjen e 51 personave dhe la të pastrehë mijëra të tjerë. Rreth 1 muaj më pas, në zonat rurale ka ende familje të cilat nuk janë sistemuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>