Aktivisti bjellorus tenton të vetëvritet në sallën e gjyqit

Nga Exit News
Aktivisti bjellorus tenton të vetëvritet në sallën e gjyqit

Një nga pjesëmarrësit në protestat kundër presidentit Lukashenko në Bjellorusi ka tentuar të vetëvritet në sallën e gjyqit pasi iu tha se familja e tij do të persekutohej nëse ai nuk vetëdeklarohej fajtor, raporton Reuters.

Stepan Latypov, 41 vjeç u arrestua gjatë protestave në Minsk pasi u përpoq të ndalonte policinë së fshiri sloganet e opozitës.

Ai u akuzua për organizimin e trazirave, rezistencë ndaj policisë dhe mashtrim dhe gjithashtu u akuzua në televizionin shtetëror për planifikimin e helmimit të policisë. Latypov mohoi çdo akuzë.

Babai i tij ishte paraqitur si dëshmitar në gjykatë të martën.

Latypov iu drejtua babait të tij, duke thënë se ai ishte mbajtur në një qeli torturash për 51 ditë dhe e paralajmëroi që të përgatitej për një fat të ngjashëm. Ai pastaj goditi veten në fyt me një objekt që i ngjante një stilolapsi.

“Aktivisti bjellorus, i burgosuri politik Stepan Latypov preu fytin në sallën e gjyqit sot,” shkroi liderja e opozitës në mërgim Sviatlana Tsikhanouskaya në Twitter, duke shtuar se “ky është rezultat i terrorit shtetëror, shtypjeve, torturave në Bjellorusi.”

Presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko po përballet me kritika nga Perëndimi që prej vitit të kaluar ku është aluduar se ai ka manipuluar rezultatin e zgjedhjeve. Arrestimi i një gazetari kritik të qeverisë në muajn maj ka shtuar presionin e BE-së duke vendosur sanskione, përfshi ndalimin e fluturimeve mbi Bjellorusi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>