Aktorët, drejtues të institucioneve, peticion Metës: Dekreto ligjin që shemb Teatrin Kombëtar

Aktorët, drejtues të institucioneve, peticion Metës: Dekreto ligjin që shemb Teatrin Kombëtar

Si kundërpërgjigje për kërkesën që artistët në mbrojtje të Teatrit Kombëtar i bënë Presidentit Meta për të mos e dekretuar ligjin që lejon shembjen e tij, një grup tjetër artistësh, kryesisht drejtues të institucioneve shtetërore, i kërkojnë presidentit dekretimin sa më të shpejtë të ligjit dhe ndërtimin e teatrit të ri.

Lajmin për këtë peticion e bëri publik Kryebashkiaku Veliaj, sot gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak.

Aktorët shkruajnë se nuk duhet humbur më kohë, por duhet nisur sa më parë ndërtimi i një teatri bashkëkohor.

Mes firmëtarëve janë dhe:

Zamira Kita – Drejtoreshë e Teatrit Korçë;

Hervin Çuli – Drejtori i Teatrit Kombëtar;

Erion Isai – i sapo emëruar si Drejtor i Teatrit të Kukullave.

Po ashtu bie në sy dhe firmosja e këtij peticioni nga tre aktorë që fillimisht ishin kundër shembjes së Teatrit, por pas një takimi me kryebashkiakun Veliaj, nuk protestuan më kundër ligjit që lejon shembjen e teatrit dhe dhënien e tokës kompanisë Fusha për të ndërtuar kompleks kullash. Ata janë Arben Derhemi, Robert Ndrenika dhe Alfred Trebicka.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>