Aktori i njohur Leonardo DiCaprio mbështet protestat kundër ndërtimit të hidrocentraleve përgjatë lumit Vjosa, një ndër lumenjtë e fundit të egër në Europë.
Në një postim në Instagram, DiCaprio shkruan se sa i takon Shqipërisë, ndoshta mund të ketë zhvillime pozitive, sepse kryeministri Edi Rama ka deklaruar në 25 shtator se projekti i hidrocentralit të Kalivaçit u refuzua dhe se zona do të bëhet një park kombëtar.
DiCaprio shkruan:
“Parku Kombëtar i Lumit të Vjosës do të bëhej vendi më i madh i Evropës për ruajtjen dhe që mbulon disa qindra kilometra lumenj dhe përrenj dhe mbron qindra apo edhe mijëra specie si ngjala e Evropës, në rrezik global zhdukjeje, dhe flutura e Vjosës, e zbuluar së fundmi.
Kjo do të ishte një arritje e madhe për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës dhe parku mund të bëhet një model për Strategjinë e Biodiversitetit brenda kornizës së Marrëveshjes së Gjelbër.”
Ai i bën apel dhe qeverisë së Bosnje e Hercegovinës që të tërhiqen nga planet për të ndërtuar hidrocentrale në lumenjtë e ‘Zemrës Blu’.
Një vit më parë, kur qindra qytetarë e aktivistë nisën protestat kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Vjosë, aktori DiCaprio mbështeti protestat dhe bëri thirrje që të ndalohet shkatërrimi i lumit të Vjosës.