Aktori Leonardo DiCaprio në mbrojtje të Vjosës: Jo hidrocentrale

Nga Exit News
Aktori Leonardo DiCaprio në mbrojtje të Vjosës: Jo hidrocentrale

Aktori i njohur Leonardo DiCaprio mbështet protestat kundër ndërtimit të hidrocentraleve përgjatë lumit Vjosa, një ndër lumenjtë e fundit të egër në Europë.

Në një postim në Instagram, DiCaprio shkruan se sa i takon Shqipërisë, ndoshta mund të ketë zhvillime pozitive, sepse kryeministri Edi Rama ka deklaruar në 25 shtator se projekti i hidrocentralit të Kalivaçit u refuzua dhe se zona do të bëhet një park kombëtar.

DiCaprio shkruan:

“Parku Kombëtar i Lumit të Vjosës do të bëhej vendi më i madh i Evropës për ruajtjen dhe që mbulon disa qindra kilometra lumenj dhe përrenj dhe mbron qindra apo edhe mijëra specie si ngjala e Evropës, në rrezik global zhdukjeje, dhe flutura e Vjosës, e zbuluar së fundmi.

Kjo do të ishte një arritje e madhe për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës dhe parku mund të bëhet një model për Strategjinë e Biodiversitetit brenda kornizës së Marrëveshjes së Gjelbër.”

Ai i bën apel dhe qeverisë së Bosnje e Hercegovinës që të tërhiqen nga planet për të ndërtuar hidrocentrale në lumenjtë e ‘Zemrës Blu’.

Një vit më parë, kur qindra qytetarë e aktivistë nisën protestat kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Vjosë, aktori DiCaprio mbështeti protestat dhe bëri thirrje që të ndalohet shkatërrimi i lumit të Vjosës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>