Akuzat ndaj Lu, DASH: Kemi besim tek ambasadori

Akuzat ndaj Lu, DASH: Kemi besim tek ambasadori

Departamenti Amerikan i Shtetit mbështet punën e ambasadorit Lu në Shqipëri. Reagimi i SHBA vjen një ditë pasi gazeta britanike “Huffington Post” kritikoi punën e diplomatit Lu. Luke Coffey, drejtor i Politikave të Jashtme në “Heritage Foundation”, theksonte në shkrim se Lu ndërhyn në politikat e brendshme të vendit tonë.

Përplasjet e ambasadorit me kryeprokrurorin Llalla, ai i cilëson si ndërhyrje të njëanshme nga Ambasada Amerikane, si, paraprirje e një përpjekje madhore si vetingu në proces e sipër për anëtarë të sistemit gjyqësor të vendit. Ndërkohë në një reagim për Top Channel, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit Mark Toner deklaroi se SHBA ka besim të plotë tek ambasadori Lu.

“SHBA do të vazhdojë të deklarohet në favor të studimit të ligjit dhe reformës në drejtësi dhe kundër përpjekjeve për ta manipuluar  zbatimin e saj. Siç e kemi thënë edhe më datë 3 shkurt, DASH ka besim të plotë tek ambasada jonë dhe ambasadori Lu”, thuhet në reagimin zyrtar të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>