Akuzat për UÇK-në/ Basha akuzon Ramën si përgjegjës për vdekjen e Covid19

Nga Exit News
Akuzat për UÇK-në/ Basha akuzon Ramën si përgjegjës për vdekjen e Covid19

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka shmangur përgjigjen ndaj akuzave të kryeministrit Rama për rolin e tij në raportin e Dick Martit për “Shtëpinë e verdhë”.

Ai vazhdon të akuzojë Ramën se po “shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve”, duke braktisur “të sëmurët, familjet dhe mjekët”.

Postimi i plotë i Bashës:

“Rama vazhdon cicërimat në vend që të bëjë detyrën. Shqipëria është në kulmin e infektimit ndërsa Rama është mbërthyer pas Instagramit. Po të shkulej nga Instagrami, do ta shihte sa e rëndë është gjendja. Të sëmurët, familjet dhe mjekët i ka braktisur pa asnjë ndiihmë.

Rama shkatërroi ekonominë dhe tani po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve. Edhe sa shqiptarë duhet të humbin jetën për fajin e tij?”

Lajme te ngjashme