Alarm në të gjithë botën: Qumështi pluhur për të sapolindurit me salmonelë

Alarm në të gjithë botën: Qumështi pluhur për të sapolindurit me salmonelë

Nëse përdorni qumësht pluhur për fëmijët e sapolindur, do të bënit mirë t’i kushtonit kujdes lajmeve të fundit në Francë.

Drejtësia franceze po heton mbi 35 rastet e fëmijëve të prekur nga salmonela përmes qumështit artificial të prodhuar nga kompania franceze Lactalis për marka të ndryshme.

Sipas të përjavshmes Le Point, kompania franceze e prodhimit të qumështit dhe kompania e tretë në botë për grumbullimin sasisë së qumështit të freskët, u detyrua të tërhiqte nga tregu një sasi të lartë prodhimi; 12 milionë produkte të shpërndara në 83 vende të ndryshme. Produkti i infektuar është shitur në Greqi.

Për më shumë informacion mbi produktet e prekura klikoni këtu.

Agjentët e Zyrës qendrore për luftën kundër dëmeve në mjedis dhe në shëndetin publik francez po përpiqen të kuptojnë nëse kompania ka kryer vepër penale. Në qendër të hetimeve ndodhet impjanti i kompanisë në Craon, në perëndim të Francës, ku janë prodhuar produktet infektuara.

Kjo nuk është hera e parë që kompania Lactalis përfshihet në një çështje të tillë. Në vitin 2005 ka ndodhur e njëjta ngjarje me të njëjtin lloj bakteri.

Lactalis shprehu dyshimin që epidemia mund ta ketë pasur origjinën nga disa punime të kryera në impjant gjatë tremujorit të parë të vitit. Prodhim i kësaj periudhe është tërhequr nga tregu francez dhe ai evropian.

Por Lactalis, përpara disa ditëve e dyfishoi sasinë e qumështit artificial që duhet të tërhiqet nga tregu për shkak të bakteries së salmonelës. Bëhet fjalë për tërheqjen e dytë gjatë dy javëve të fundit. Më 2 dhjetor kompani tërhoqi 200 mijë paketime, dhe më 10 dhjetor tërhoqi 7 mijë tonelata paketime.

Por nëse deri më tani lajmi kaloi në heshtje, tashmë, 10 muaj nga fillimi i ngjarjes kompania franceze ka lajmëruar sërish se do të tërheq produkte nga tregu, duke shkaktuar diskutime dhe frikë mbi efikasitetin e kontrolleve dhe procedurave të parandalimit.

Kësaj herë nga tregu do të tërhiqen, 720 produkte, ose më saktë i gjithë prodhimi i impjantit në Craon, pra rreth 12 milionë paketime. Këtu përfshihet qumështi artificial dhe ushqime për të porsalindurit të markës Picot dhe Milumel, si dhe marka e përzierjes pluhur të aminoacideve Taranis.

35 fëmijët e prekur në Francë janë jashtë rrezikut për jetën. Raste të tjera të fëmijëve të infektuar me salmonelë janë shfaqur edhe në Spanjë dhe Greqi.

Salmonela është një sëmundje e rrezikshme por jo vdekjeprurëse. Simptomat e kontaminimit nga salmonela shfaqen tre ditë pas konsumit të produktit të infektuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>