Alarm për sulm terrorist në aeroportin e Kabulit, SHBA thirrje njerëzve të largohen

Nga Exit News
Alarm për sulm terrorist në aeroportin e Kabulit, SHBA thirrje njerëzve të largohen

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët u bënë thirrje afganëve që të largohen nga aeroporti i Kabulit të enjten për shkak të kërcënimit të një sulmi terrorist nga militantët e Shtetit Islamik (ISIS) teksa trupat perëndimore nxitojnë të evakuojnë sa më shumë njerëz para afatit të 31 gushtit.

Presioni për të përfunduar evakuimet e mijëra të huajve dhe afganëve që ndihmuan vendet perëndimore gjatë luftës 20-vjeçare kundër talebanëve është shtuar ndërsa mbeten edhe 5 ditë nga afati përfundimtar i evakuimeve.

Ambasada amerikane në Kabul këshilloi qytetarët që të shmangin udhëtimet në aeroport dhe tha se ata që tashmë janë grumbulluar tek portat duhet të largohen menjëherë, për shkak të “kërcënimeve të sigurisë”, raporton Reuters.

Në një paralajmërim të ngjashëm, autoritetet Britanike u thanë njerëzve në zonën e aeroportit të largoheshin dhe ministri i forcave të saj të armatosura, James Heappey, tha se rreziku i një sulmi të mundshëm kamikaz nga militantët e ISIS-it është bërë “shumë më i lartë”.

Australia gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve dhe mbajtësve të vizave të largohen nga zona, duke paralajmëruar për një “kërcënim shumë të lartë” të një sulmi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>