Alastair Campbell: Sheshi Skënderbej ka më shumë "jetë" se sheshi Trafalgar

Nga Natan Haasnoot
Alastair Campbell: Sheshi Skënderbej ka më shumë "jetë" se sheshi Trafalgar

Alastair Campbell, ish-këshilltari për propagandën i ish-kryeministrit britanik Tony Blair, organizoi pak javë më parë një takim mes miqsh në Amsterdam, ku mori pjesë Tony Blair, kryeministri Rama dhe Devis McShane, ish-ministri tashmë i diskredituar britanik.

Nga ky takim duket se papritmas u frymëzuan për t’i thurur lavde Kryeministrit Rama, në disa media evropiane.

Megjithatë, duket se Campbell, i cili është i gatshëm ta shesë dinjitetin ndaj kujtdo që i paguan pushimet, ka plot kohë për të lavdëriuar edhe perënditë më të vogla të panteonit socialist shqiptar.

Muajin e kaluar, në një takim me të rinjtë e FRESSh në Jalë, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u shpreh:

“Pasi nuk ishte në Tiranë për 10 muaj, këshilltari i Tony Blair [Alastair Campbell] tha: ‘Se kam parë kurrë në botë një shpejtësi të tillë [në ndërtim] dhe një ambient ​​që është e mbushur me aq shumë jetë. Sheshi Trafalgar apo sheshet kryesore në Londër kurrë kurrë kurrë nuk e kanë këtë! “

Përtej mundësisë që kjo bisedë mund të jetë thjesht fryt i imagjinatës së Veliajt, a beson ai vërtetë se sheshi i famshëm Trafalgar—ku kalojnë çdo ditë dhjetëra mijëra qytetarë e turistë—mund të krahasohet me djerrinën prej betoni në mes të Tiranës, ku “shatërvanët” hedhin ujë të pafiltruar mbi e pllakat “nga e gjithë Shqipëria” që i ka çngjyrosur që tani ato dhe po krijon e shpejtësi shtresa gri dhe kafe minerali që zakonisht gjenden vetëm në tualetet publike?

A nuk i ka shkuar në mendje shokut të vërtetë apo imagjinar të Veliajt se “shpejtësia” me të cilën u ndërtua Sheshi Skendërbej është thjesht rezultatit të korrupsionit të madh që shoqëroi procedurat e prokurimit publik, shtesave në minutën e fundit dhe mungesës së një projekti të vërtetë arkitektonik?

Po drita ka në Trafalgar Square, Alastair Campbell? Besoj se po!

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>