Albana Vokshi ngre shqetësimin, paketa anti-shpifje rrezikon negociatat

Nga Exit News
Albana Vokshi ngre shqetësimin, paketa anti-shpifje rrezikon negociatat

Ish-kryetarja e Komisionit të Medias, Albana Vokshi ka shprehur sot shqetësimin se Shqipëria rrezikon të mos marrë përgjigjie positive për negociatat. Shkak për këtë mund të bëhet paketa anti-shpifje, të cilën qeveria mbetet e vendosur të mos e ndryshojë.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, ish-deputetja demokrate theksoi se Këshilli i Evropës i ka bërë thirrje Kryeministrit Rama që t’i ndryshojë ligjet e miratuara në dhjetor sipas rekomandimeve. Për këtë pjesë ajo nënkuptoi se liria e medias është një prej prioriteteve kyçe që duhet respektuar në procesin të integrimit.

Ish-deputetja Vokshi thotë se ligjet e ndryshuara nga qeveria kthejnë vendin pas dhe sjellin kapjen e medias.

“Shpreh keqardhjen dhe shqetësimin shumë të madh sepse Shqipëria rrezikohet në një vendim të dytë negativ për negociatat, pasi tashmë është e qartë që paketa anti-shpifje është agjenda e Edi Ramës për të kapur të gjitha pushtet.

Media është shtylla e fundit e demokracisë që ka mbetur pa u rrëzuar si pasojë e regjimit kriminal e të korruptuar të ngritur nga [Kryeministri] Rama. PD ka shprehur shqetësim në institucionet dhe qeveritë europiane për rrezikun e kthimit të ligjeve të diktaturës që censurojnë lirinë e shtypit dhe u mohojnë qytetarëve të drejën e fjalës dhe të informimit.

Arroganca për të rrëzuar dekretin e Presidentit pa pritur qëndrimin e Komisionit të Venecias tregon frikën që e ka [Kryeministri] Rama […]”

KiE i bëri dje thirrje qeverisë të rishikonte paketën anti-shpifje. Komiteti i Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të KiE-së i kërkoi Komisionit të Venecias të hartojë opinion ligjor për kushtetueshmërinë e saj.

Paketa anti-shpifje u miratua në 18 dhjetor 2019 dhe ndryshon dy ligje të medias. Ndryshimet janë kritikar nga gazetarëtorganizatat e mediave lokale dhe ndërkombëtare, organizatat e të drejtave të njeriut dhe organizatat politike. Kritikat theksojnë se me ndryshimet në ligje autoritetet shtetërore marrin atribute të gjykatave dhe mund të censurojnë mediat.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme