Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi, zhvilloi të premten një marshim me një grup grash dhe vajzash, për të protestuar për mosrespektimin e të drejtave të grave më Shqipëri.
Vokshi tha se realiteti më Shqipëri është i ndryshëm nga ai që paraqet propaganda e kryeministrit dhe se ai i përdor gratë për fasadë, por nuk u jep atyre pushtet të vërtetë.
“Sot niveli i papunësisë është në rritje. Që nga 2014, rreth 80 mijë gra kanë emigruar për arsye ekonomike. Kanë emigruar për shkak të pabarazisë, për shkak të korrupsionit, për shkak të përndjekjes politike, për shkak të punësimeve politike dhe nepotike”- u shpreh Albana Vokshi.
Vokshi bëri thirrje që gratë ta shfrytëzojnë të drejtën e votës për të zgjedhur një qeveri që të shikon interesat e tyre.