Albana Vokshi: Rama fsheh abuzimet me propagandë dhe dhunë verbale ndaj qytetarëve

Nga Redaksia
Albana Vokshi: Rama fsheh abuzimet me propagandë dhe dhunë verbale ndaj qytetarëve

Ish-deputetja Albana Vokshi dënoi sot gjuhën dhe qasjen ofenduese që Kryeministri Edi Rama ka pasur në disa diskutime publike me qytetarët, të cilët i ankoheshin për gjendjen e krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit. Ajo i bëri thirrje qytetarëve të mos i besojnë propagandës së qeverisë, e cila po mundohet të fshehë abuzimet dhe keqmenaxhimin në rastet e tërmeteve.

Përmes një postimi në Facebook, ish-deputetja e Partisë Demokratike theksoi se gjuha e Kryeministrit në 16 ditët pas tërmetit ka qenë “dhunë verbale e pashembullt ndaj grave dhe fëmijëve”.

“Përgjegjësi dhe shkaktari kryesor i situatës së mjeruar, që rëndon edhe më shumë mbi gratë e nënat, me gjuhë tallëse, diskriminuese, përçmuese, urrejtje e raciste, fyen e dhunon psikologjikisht çdo grua, e cila guxon të kërkojë llogari apo të kërkojë atë çfarë me ligj i takon.”

Zonja Vokshi tha se Kryeministrin “e bezdisin dhe nervozojnë gratë kryefamiljare, të cilat punojnë tërë jetën e tyre për t’ju siguruar fëmijëve një copë bukë” pasi “i kujtojnë atij se propaganda ka përkeqësuar qeverisjen dhe rrjedhojë e saj është rritja e varfërisë së skajshme e sot”.

“Mos i besoni! Çdo dalje e tij në televizione gjatë shëtitjeve në pasojat e post-tërmetit, është vetëm propagandë për të fshehur abuzimet e tij me pushtetin, që kanë shkatërruar çdo qelizë të institucioneve dhe kanë persekutuar e detyruar profesionistët të heshtin e disa prej tyre të largohen duke lënë Shqipërinë pa ekspertizë në sektorët strategjikë.”

Edi Rama dëshmoi edhe një herë që është hipokriti numër 1 në fushatën e tij të gënjeshtërt për Barazinë Gjinore, të cilën e propagandonte me këmbët mbi tavolinë, në nisje të ceremonisë për Presidencën e OSBE, zhvilluar në Sllovaki. Këto ditë të zymta e të trishta për të gjithë, ditë që përkojnë me 16 ditët ndërkombëtare të aktivizmit të luftës kundër dhunës ndaj grave, Edi Rama ngado që ka shkuar ka fyer e dhunuar verbalisht, në mënyrë të pashembullt gra e fëmijë.Përgjegjësi dhe shkaktari kryesor i situatës së mjeruar, që rëndon edhe më shumë mbi gratë e nënat, me gjuhë tallëse, diskriminuese, përçmuese, urrejtje e raciste, fyen e dhunon psikologjikisht çdo grua, e cila guxon të kërkojë llogari apo të kërkojë atë çfarë me ligj i takon.Sot, dua të përsëris thirrjen time për gratë e vajzat: Bëni kujdes nga Edi Rama! Ai i do gratë të veshura shtrenjtë e mirë, për t’i rreshtuar ushtarakisht si dekor për propagandën. Atë e bezdisin, e nervozojnë gratë me veshje të thjeshta, punëtoret pa fjalë, kryefamiljaret e munduara, të cilat punojnë tërë jetën e tyre për t’ju siguruar fëmijëve një copë bukë. Atij i vrasin sytë, gratë e dinjitetshme, të cilat i kujtojnë atij se propaganda ka përkeqësuar qeverisjen dhe rrjedhojë e saj është rritja e varfërisë së skajshme e sot, menaxhimi pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.Mos i besoni! Çdo dalje e tij në televizione gjatë shëtitjeve në pasojat e post-tërmetit, është vetëm propagandë për të fshehur abuzimet e tij me pushtetin, që kanë shkatërruar çdo qelizë të institucioneve dhe kanë persekutuar e detyruar profesionistët të heshtin e disa prej tyre të largohen duke lënë Shqipwrinë pa ekspertizë në sektorët strategjikë.Refuzojeni Edi Ramën, sepse qëndrimi i tij në krye të qeverisë, çdo ditë sjell papunësi më të lartë, varfëri më të thellë dhe përkeqësim të të drejtave të njeriut e statusit të grave dhe vajzave në Shqipëri.Aktivizimi kundër dhunës ndaj grave të nisë me refuzimin e Edi Ramës!

Gepostet von Albana Vokshi am Donnerstag, 12. Dezember 2019

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme