Përfaqësuesja e PD-së, Albana Vokshi tregoi se nxënësit do të jenë në qendër të programit të Partisë Demokratike.
Ajo tha se të gjitha shkollat në Shqipëri do të kenë standarte ndërkombëtare, do të kenë një mjedis të sigurtë dhe do të ofrojë ushqim në shkolla për nxënësit.
Vokshi deklaroi se PD do të sigurojë 350 mijë familje tekste shkollore falas, duke theksuar se kjo ndihmë do të vazhdojë deri në fund të shkollës së mesme për 60 mijë familje në nevojë.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha prezantoi të mërkurën programin elektoral për arsimin për zgjedhjet e 25 prillit. Pikat kryesore të programit mund t’i shihni këtu.