Kërcënohen me jetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, familja e tij dhe drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje nga një grup i vetëquajtur “Garda Vullnetare Shqipëtare”.
Kurti e publikoi në Facebook kërcënimin ku ai dhe Vetvendosja paralajmërohen të mos protestojnë në 29 Maj. Atë ditë pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për dhënien e mandatit për formimin e qeverisë së re, që Presidenti Thaçi i dha Abdulla Hotit të LDK-së.
Kurti kërcënim e quan si frikësim që i bëhet Gjykatës Kushtetuese nga “regjimi i vjetër që e di se nuk ka shpresë për të.”