Kreu i lëvizjes Vetëvetndosje! dhe politikanë shqiptar si Zijadin Sela, Kreu i Aleancës për Shqiptarët, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, e kreu i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, janë bashkuar në Lezhë në një takim përkutimor dedikuar Besëlidhjes Shqiptare të 2 marsit 1444.
Kandidati për kryeministër i Kosovës, përfitoi nga rasti për të bërë thirrje që populli shqiptar kudo të bëjë përpjekje të faktorizohet.
“Sot shënojmë përvjetorin e Besëlidhjes së Lezhës. Të veprojnë siç do donin Skënderbeu e rilindësit tanë. Populli shqiptar kudo që është, duhet të faktorizohet
dhe të largojë këtë krizë që e ka pllakosur”, u shpreh Kurti.
E marta shënon 577 nga Lidhja e Lezhës, një aleancë ushtarake me Skënderbeun si kryeprijës të prijësve krahinor arbër dhe zetas, të bashkuar në luftë kundër Perandorisë Osmane.