Albin Kurti dhe politikan shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Malit të Zi e Preshevës përkujtojnë Besëlidhjen Shqiptare në Lezhë

Nga Exit News
Albin Kurti dhe politikan shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Malit të Zi e Preshevës përkujtojnë Besëlidhjen Shqiptare në Lezhë

Kreu i lëvizjes Vetëvetndosje! dhe politikanë shqiptar si Zijadin Sela, Kreu i Aleancës për Shqiptarët, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, e kreu i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj,  janë bashkuar në Lezhë në një takim përkutimor dedikuar Besëlidhjes Shqiptare të 2 marsit 1444.

Kandidati për kryeministër i Kosovës, përfitoi nga rasti për të bërë thirrje që populli shqiptar kudo të bëjë përpjekje të faktorizohet.

Sot shënojmë përvjetorin e Besëlidhjes së Lezhës. Të veprojnë siç do donin Skënderbeu e rilindësit tanë. Populli shqiptar kudo që është, duhet të faktorizohet
dhe të largojë këtë krizë që e ka pllakosur”, u shpreh Kurti.

E marta shënon 577 nga Lidhja e Lezhës, një aleancë ushtarake me Skënderbeun si kryeprijës të prijësve krahinor arbër dhe zetas, të bashkuar në luftë kundër Perandorisë Osmane.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>