Albin Kurti, kryeministri në detyrë i Kosovës, do të zhvillojë një diskutim virtual në Universitetin e Harvardit, të hënën, 18 maj në orën 18:00.
Kurti do të flasë për 100 ditët e tij për para në detyra dhe krizën politike në Kosovë.
Biseda do të moderohet nga Nicholas Burns, një profesor universiteti, pedagog dhe ish-diplomat amerikan.
Biseda me Kurtin vjen në kohën kur Kosova po kalon një krizë të thellë poltike, me rrëzimin e qeverisë dhe akuzave të vazhdueshme ndaj ndërkombëtareve për dialogun Kosovë-Serbi.
Albin Kurti ka akuzuar të Dërguarin e Amerikës në Kosovë Richard Grenell dhe Presidentin Trump për ndërhyrje në rrëzimin e qeverisë së ti. Po ashtu, Kurti ka akuzuar amerikën se po mbështet një plan që kërkon shkëmbimin e territoreve mes Kosovës e Serbisë, si dhe parashikon amnisti ndaj Serbisë për krimet gjatë luftës në Kosovë.