Albin Kurti flet për Ramën, Teatrin Kombëtar e arrestimin e aktivistëve të VV-së në Tiranë

Nga Exit News
Albin Kurti flet për Ramën, Teatrin Kombëtar e arrestimin e aktivistëve të VV-së në Tiranë

Albin Kurti, kryeministri në detyrë i Kosovës ka deklaruar se marrëdhëniet midis tij dhe kryeministrit Edi Rama mbeten “të ngrira”.

një intervistë për RTV Oro, Kurti tha se pavarësisht përpjekjeve të tij për të mbajtur një lidhje, Rama nuk ka bashkëpunuar:

“Nuk kam shumë raporte me kryeministrin Rama për shkak se unë propozova të takohemi bashkë tre liderë institucionalë nga Kosova dhe Shqipëria në fund të muajit mars.

Unë jam i interesuar që të bashkëpunojmë, mendoj se kryeministri i  Kosovës dhe ai i Shqipërisë nuk e ka kanë komoditetin dhe as lirinë që ta injorojnë njëri-tjetrin kështu dhe që të mos takohen, të mos komunikojnë dhe të bashkëpunojnë.”

Kurti foli edhe për çështjen e Teatrit Kombëtar. Ai tha se duhej të ishte shndërruar në një muze dhe jo të rrënohej:

“Në rastin më të keq ai teatër kombëtar do të duhej të kthehej në muze por jo të shembej. Teatri Kombëtar nuk është vetëm i Shqipërisë, është i të gjithë shqiptarëve dhe i yni, edhe i mërgatës.

Qasja e shembjes së teatrit në orët e hershme të mëngjesit në kohët e pandemisë për tu treguar një lloj qendre tregtare ku brenda saj është dhe teatri më duket një logjikë neoliberale sesa një lloj kujdesi për kulturën e urbanizimit.”

Ai gjithashtu foli për arrestimet e disa prej aktivistëve të Vetëvendosjes në Tiranë gjatë protestave të teatrit. Kurti tha se ata duhet të “jepnin një shembull” për aktivistët e tjerë:

“Boikeni është drejtor ekzekutiv i qendrës së lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri. Ai nuk është individ por anëtar organizate. Mesiguri me të kanë dashur të japin shembullin për aktivistët e tjerë. Duke thënë që kur udhëheqësit tuaj ua bëjmë kështu, cfarë do të bëjmë me ju?!”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>