Albin Kurti: Grennell pati rolin e një ‘vaksine’. Shembja e Teatrit, për ne ishte e rëndë

Albin Kurti: Grennell pati rolin e një ‘vaksine’. Shembja e Teatrit, për ne ishte e rëndë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti e quan rolin e të dërguarit të posaçëm të SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grennell si atë të “një vaksine”.

“Fillimisht tha se, Kosova duhet ta heqë taksën 100% ndaj mallrave ndaj Serbisë dhe kjo e fundit të ndalë fushatën ndaj mosnjohjeve ndaj Kosovës. Ndërsa më pas thoshte vetëm hiqeni taksën. Më pas e hoqëm taksën 100% se ashtu e kishim programin dhe e zëvendësuam me recipriotitetin me Serbinë dhe na tha hiqeni edhe këtë. Unë këtë nuk mund ta bëj.” – tha Kurti.

I pyetur nga Adi Krasta në Syri Televizion, Albin Kurti komentoi shembjen e Teatrit Kombëtar si “pamje e rëndë”.

“Shumë herët në mëngjes, në kohë të vështira të pandemisë, të papara për popullin tonë e nuk kishte nevojë për një aksion të tillë”, tha lideri i Vetëvendosjes.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>