Kreu i Lëvizjes Vetvëndosje, Albin Kurti i ka kërkuar publikisht ambasadorëve të vendeve të huaja në Kosovë, të ndihmojnë vendin me mjete spitalore dhe njerëz për të përballuar situatën e rëndë të krijuar nga koronavirusi në javët e fundit.
“Të parandalojmë që një krizë shëndetësore të shndërrohet në një katastrofë humanitare.”, shkruan Kurti pasi argumenton se së shpejti sistemi shëndetësor nuk do të mund të plotësojë kërkesën në rritje për oksigjen.
Në Kosovë numrat e të infektuarve të rinj vijojnë të jenë të larta.