
Kryeminsitri kosovar Albin Kurti, në një deklaratë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, deklaroi se Kosova ka qënë e gatshme për dialog me Serbinë që nga dita e parë e vendosjes së masave të reciprocitetit, por kjo e fundit ka refuzuar.
“Qysh kur i kanë kërkuar bisedimet, të hënën, 20 shtator, kemi qënë të gatshëm të udhëtojmë në Bruksle. Bisedimet janë refuzuar nga Beogradi. Në çdo moment që organizohen takimet, jemi të gatshëm,” u shpreh Kurti.
Kurti tha se gjendet në kontakt të vazhdueshëm me aleatët dhe KFOR-in mbi situatën dhe se qeveria nuk ndërrmerr veprime, pa u informuar nga policia e Kosovës mbi zhvillimet.
Ai mohoi zërat se KFOR-i po përgatitej të ndërhynte në veri dhe shtoi e Njësia Speciale e Kosovës po bën detyrën e saj, pasi masat ishin çështje e brendshme.
“Mbi 10 mijë automjete kanë marr targa të përkohëshme dhe nuk ka patur as incidente e as dhunë nga ana e policisë së Kosovës. Dhuna ka adresë tjetër, jo institucionet e Kosovës,” deklaroi Kurti.
Kurti tha se Kosova ishte e interesuar që situatë të shtensionohej, pavarësisht nxitjeve nga fqinji.